Kosova luan nesër mbrëma transfertën ndaj Greqisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve (20.45).Në konferencën e zakonshme u shfaq Mërgim Vojvoda, i cila dha mendimin e tij. Sa i përket 90 minutëshit të nesërm, lojtari dardan premtoi se do ia bëjnë të vështirë jetën grekëve.
“Ndoshta duket se nuk japim 100%, por ne jemi po te njejtit dhe luajmë po të njejtën lojë. Mua personalisht, pushimi ndaj Sllovenisë më jep më shumë freski.Nuk ka problem se qfarë mendojnë grekët vetëm sa na e lehtësojnë punën neve, ne kemi pasur lojë shumë të mira e nuk e kemi nënvlerësuar askënd, do i’a bëjmë shumë të vështirë.
Mesazhi?Më shumë se lojtarët nuk deshiron askush të fitojë, ne nuk futemi për të fjetur por për të fituar çdo ndeshje. Kritikat na bëjnë mirë por ofendimet nuk i marrim parasysh” – Tha Vojvoda.