Një operacion i Gardës Civile ka arrestuar 4 persona, të pretenduar se kanë vjedhur shëtpi, përfshirë këtu edhe banesa të fubtollistëve të Real Madridit, apo edhe Atletico Madridit. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por sikurse raporton “eldiario”, një nga të arrestuarit është shtetasi shqiptar me inicialet M.Z, i arrestuar më parë në vitin 2007-të, pasi kishte sulmuar rezidencën e biznesmenit të njohur Jose Luis Moreno.
Gjatë këtij operacione, Garda Civile ka arritur të sekuestrojë një sasi të madhe të bizhuterive të vjedhura, dhe në të njëjtën kohë edhe 10 mijë euro. Mes të tjerash, është sekuestruar edhe medalja e Champions League e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey së bashku me pasaportën. Shtëpia e mesfushorit ndodhet në Boadilla del Monte, në Madrid, dhe në momentin që është kryer vjedhja, brenda në shtëpi ka qenë e pranishme edhe punonjësja.
Gjithashtu, pre e grabitjeve ka qenë edhe Casemiro, lojtari i Real Madridit. Sulmi në shtëpinë e tij është bërë në debrin ndaj Atleticos në datën 28 shtator. Ndërkohë, kujtojmë që në muajin qershor, është sulmuar edhe shtëpia e Alvaro Moratas, ku ky i fundit ishte i grumbulluar me Spanjën, por në shtëpi kanë qenë fëmijët dhe një kujdestar.
Nuk mbaron me kaq, sepse pjesë e kësaj liste është edhe tekniku i Realit, Zinedine Zidane, dhe lojtari Isco, që u grabitën në të njëjtën ditë.
Të gjithë këta të arrestuar janë me kombësi shqiptare dhe akuzohen për vjedhje banesash, vjedhje e automjeteve dhe falsifikimi i dokumenteve, duke u ndryshuar kështu edhe targat. Ndërkohë, hetuesit po kërkojnë edhe një pjesëtar tjetër të pestë, për të cilin mendohet se ai do të ketë ikur jashtë Bashkimit Europian.