Merkato e verës e ka ulur siparin, por te Vllaznia kanë nisur të mendojnë për atë të janarit. Klubi shkodran luajti një takim miqësor me Veleçikun këtë fundjavë, ku ra në sy hedhja në fushë e ekuadorianit, Andreas Salazar.
23 vjeçari i linjës së majtë të mbrojtjes u aktivizua për pak minuta në fitoren 2-0 që Vllaznia mori në këtë takim. Besohet se Salazar është ende në provë te shkodranët, të cilët do ta kenë të vëshirë për ta federuar përpara merkatos së janarit tëvitit 2020.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.