Vllaznia luan me Universitate Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21 korrik në 21:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët kanë një detyrë të vështirë kundër rumunëve.
Në lidhje me këtë sfidë, kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta ka ftuar tifozët në stadium. Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi tregon se me tifozët janë më të fortë.
“E enjte në 21:00, të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit. Me ju më të fortë”, shkruan Gurishta. Më shumë se 3 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e UECL, ndërsa ende asnjë televizon nuk ka gjetur akordin me klubin e Vllaznisë për të transmetuar duelin në TV.