Vllaznia vazhdon të jetë kantier. Është larguar portieri malazez i ardhur në provë, Delibashiç, ndërsa vendin e tij e kanë marrë slloveni Pridigar dhe malazezi Scekiç. Por, është afruar dhe mesfushori vendas Gentian Manuka.
Nemanja Scekiç 24 vjeç dhe ka luajtur për disa kampionate në Europë, ku bie në sy aktivizimi i tij me Çukariçkin dhe Sindjeliç. Ndërsa slloveni Pridigar është 31 vjeç dhe ka karrierë të pasur. Ka luajtur me Zeljezniçar në Bosnje dhe Maribor në Slloveni, por që të dy portierët duhet të japin më të mirën në provë për të bindur stafin teknik.
Gentian Manuka është parë me interes nga stafi shkodran, pasi Cungu e njeh duke qenë se e ka trajnuar te Kukësi. Mesfushori ka qenë i dëmtuar më parë, ndërsa është riaftësuar dhe tashmë duhet parë forma e tij.