Vllaznia ka bërë gati një ndeshje të rradhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kuqeblutë ende nuk e kanë mundësinë të shfrytëzojnë stadiumin e rinovuar tërësisht dhe për këtë arsye do ti duhet të luajnë sërish në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vllaznia e trajnerit Armando Cungu ka rezervuar në axhendë të përballet me skuadrën e Kamzës që drejtohet nga trajneri Bledar Devolli. Një ndeshje që do të tregojë forcën reale të shkodranëve duke parë që Kamza është forcuar vërtetë shumë në ditët e fundit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.