Vllaznia do përballet sot në orën 14:00 me Skënderbeun. Në të dyja kampet përkatëse iu është dhënë dora e fundit dje përgatitjeve, ndërkohë që sot bëhen llogaritë e fundit lidhur me titullarët dhe mungesat.
Vllaznia duket se do vuajë sot ndaj korçarëve për vetë faktin se do të ketë shumë mungesa. Janë katër lojtarë që nuk do mund të ndihmojnë ditën e sotme trajnerin, Ernest Gjoka. Bëhet fjalë për treshen e mbrojtjes, Malota, Gocaj e Mersini. Mungesë e sigurt është ajo e Sukajt i cili mori karton të kuq në transfertën ndaj Kukësit.
Në dyshim është edhe mesfushori, Florind Bardulla i cili vijon të jetë i dëmtuar, për të cilin fjala e fundit do të thuhet pak minuta para se skuadrat të zbresin në fushën e blertë.