Shumë ndryshime ka pësuar në këtë merkato vere edhe skuadra shkodrane.
Vllaznia ka larguar në këtë periudhë, Polizoi Arbërin, Andrija Dragojevic, Jetmir Sefën dhe Esin Hakajn.
Ndërkohë që afrimet kanë qenë të shumta në këtë merkato vere duke filluar që me Olsi Gocajn, Brunild Pepën, Arsid Krujën, Jasmin Agoviç, Ylli Hoxhën dhe Ditmar Bicajn.
Shqetëson afrimi i një sulmuesi të mirëfillët që mungon ende në organikën e Vllaznisë.
Nëse nuk afrohet deri më 1 shtator, trajneri Cungu do të duhet të të bëjë me elementët që ka në skuadër aktualisht, ndërsa Çinari sigurisht që do të jetë titullar, por në këtë rol do të përshtatet me shumë mundësi edhe Arsid Kruja ose Ndriçim Shtubina.
Qendra e mbrojtjes duket e blinduar me Cicmil dhe lezhjanin Bicaj, ky i fundit me shumë eksperiencë dhe kampion me Skënderbeun në të kaluarën.
FORMACIONI I VLLAZNISË SEZONIN E KALUAR
Dragojeviç
Pjeshka Cicmil Vrapi Marku
Krymi Sefa Bardulla Kalaja
Çinari Shtubina
FORMACIONI I MUNDSHËM I VLLAZNISË NË SEZONIN E RI
Agoviç
Gocaj Cicmil Bicaj Marku
Krymi Kruja Bardulla Hoxha
Çinari Shtubina