Vllaznia vijon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit. Edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të duhura skuadra e Hasan Likës është detyruar të stërvitet në kalçeto. Shkodranët nuk kanë bërë ende asnjë afrim zyrtar në këtë merkato dhe janë në pritje të përforcimeve. Drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga Partizani dhe kërkojnë mbrojtësi Senad Hysenaj.
Hysenaj pritet të largohet nga Partizani dhe mund të kalojë në formë huazimi te shkodranët, ndërsa ka luajtur dhe në miqësore ndaj Laçit. Ditët në vijim pritet të zyrtarizohet dhe kalimi i tij te skuadra e Vllaznisë. Gjatë kësaj pritet të mbërrijnë edhe dy lojtar të tjerë, një mesfushor dhe një sulmues që do të jenë në provë dhe në fund do të jetë trajneri Lika ai që do të vendos.