Vllaznia ka afruar disa lojtarë në këtë merkato verore. Megjithatë kuqeblutë e Shkodrës, priten ta mbyllin këtë merkato verore edhe me dy afrime cilësore.
Shkodranët janë në kërkim të një bomberi, ku po tentohet të gjendet “njeriu gol”, pasi vetëm Brunild Pepa nuk mjafton për të gjithë sezonin. Siç dihet tregu shqiptar nuk të ofron shumë mundësi për sulmues dhe drejtuesit shkodranë kanë hedhur sytë drejt tregut të huaj.
Trajneri Cungu kërkon edhe dy lojtarë cilësorë, me të cilët do të mbyllet edhe merkato verore për shkodranët.