Vllaznia nesër do të hedhë hapin e parë për riorganizimin e klubit. Asambleja do të mbildhet nesër, por nisur nga situata e krijuar Asambleja do të kalojë mes debateve dhe përplasjeve të mëdha.
Ajo çfarë mësohet nga ambjenti brenda klubit shkodran nesër do të zgjidher bordi i ri drejtues që me shumë mundësi do të jetë ky: Sabah Bizi, Edi Martini, Lazër Matia, Mhill Shkëmbi dhe Eugen Vaso. Por nuk asnjë gjë konkrete për shpërbërjen e bordit aktual ku ekziston mundësia që ai të zgjerohet me 2-4 anëtarë të tjerë.
Për zgjedhjen e administratorit të ri të klubit, favorit është presidenti i Vllaznisë së femrave Lazër Matia që ka një mbështetje të madhe në klub. Kjo mbledhje nesër do të ketë dhe prezencën e zyrtarëve të bashkisë së Shkodrës, pasi anëtarët e asamblesë së Vllaznisë mbajnë dhe rolin e anëtarit në Këshillin Bashkiak.