Atë që ndoshta nuk do të bëjë Franco Lerda, është gati ta provojë Mirsad Jonuz. Të shtunën në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Partianin, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.
Tekiku i shkodranëve është duke përgatitur një skemë 3-5-2 për t’i bërë ballë Partizanit. Me këtë rreshtim jemi mësuar që të shohim të kuqtë, por trajneri italian, do shkojë në Shkodër për të luajtur me 4 mbrojtës këtë herë, ndërsa vendasit do “kopjojnë” skemën e tij.
Vllaznia për momentin ka 12 pikë dhe rendietet në vendin e parë në klasifikim, së bashku me Bylisin, Skënderbeun dhe Teutën, kurse Partizani ka 11 pikë dhe renditet në vendin e 6-të.