Pas një përgjumje totale, Vllaznia është zgjuar.
Firmave të dyshes që e mbyllën me Kastriotin sezonin e shkuar, Herald Marku dhe Dajan Shehi i janë bashkuar emra të rëndësishëm si Filip Gligorov, Aleksandar Ristevski, Behar Ramadani, Ndriçim Shtubina, Florind Bardulla dhe Maxim Cojacaru.
Por kërkesat e teknikut Mirsad Jonuz nuk mbarojnë këtu. Tekniku maqedonas kërkon një sulmues dhe emri më i lakuar është ai i Rubin Hebaj.
Bomberi e njeh mjaft mirë skuadrën, pasi ka dalë pikërisht nga ky ekip, teksa njohje po aq e mirë edhe për Superligën, pasi sezonin e fundit luajti te Partizani. Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, por Hebaj-Vllaznia mund të jetë muzika e gushtit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.