Vllaznia do të luaj nesër në 16:45 në transfertë me Teutën. Shkodranët mbajnë kreun e renditjes me tre fitore në po aq javë të Superligës, duke treguar se ky sezon do të jetë ndryshe për kuqeblutë. Sponsori Alban Xhaferi di si të motivojë të tijtë, duke vendosur tjetër premio për “kokën” e Teutës.
Fitorja e javës së dytë dhe të tretë janë shpërblyer nga Xhaferi, që ka dhënë 11 milion lekë premio për ekipin. Duke parë motivimin dhe klimën e mirë në klub, Xhaferi ka dashur të vijojë me ritëm të njëjtë, duke akorduar premio edhe për fitoren me Teutën.