Ndeshja Teuta – Skënderbeu u mbyll me rezultatin 0-0, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Skuadra korçare, e drejtuar nga trajneri Agostineli zhvilloi një lojë mjaft të mirë, megjithatë duhet theksuar që mungesa e golit, është një problem tashmë në kampin bardhekuq.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka kërkuar nga tekniku italian rezultate, por edhe lojë të bukur. Kujtojmë që javën e kaluar korçarët barazuan pa gola në Shkodër, ndërsa sot barazuan në Durrës. Dy pikë në dy ndeshje, nuk e kënaqin aspak presidencën korçare duke pasur “stofin” e kampionëve. Ai ka deklaruar që ndeshjet në vijim do të jenë test për trajnerin Agostinelin, por në qoftë se rezultatet pozitive do të vazhdojnë të mungojnë duhet thënë që stoli i trajnerit italian është i rrezikuar. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim se si do të vijojë Superiorja për kampionët e Shqipërisë, por edhe për trajnerin italian, Andrea Agostineli…