Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme me Otrant Ulqinin. Shkodranët kanë fituar me rezultatin 2-0 në takimin e luajtur në Ulqin. Të besuarit e Armando Cungut kanë zhvilluar një paraqitje të mirë.
Golat për shkodranët u shënuan nga Gocaj dhe Manuka. Në këtë takim tekniku shkodran ka arritur të shohë gjendjen e skuadrës së tij. Gjithashtu janë testuar edhe futbollistët të cilët janë në provë dhe për ta do të merret një vendim ditët e ardhshme.