Renato Malota do të vazhdojë të mbetet në Shkodër, kjo që gjë është konfirmuar nga vetë lojtari i cili ka vendosur të ndihmojë Vllazninë në Kategorinë e Parë duke iu treguar besnikëri shkodranëve edhe për një vit.
Ai ishte afrimi i bujshëm nga Partizani te Vllaznia në sezonin e shkuar. Duke parë se shkodranët ranë nga elita e futbollit shqiptar, u mendua se mbrojtësi lezhjan do të largohej, por jo, nuk do të ndodhë kështu.
Ai do të vazhdojë të ndihmojë skuadrën e tij duke konfirmuar qëndrimin në kampin shkodran edhe pse ofertat nga ekipet e tjera të Superligës nuk kanë munguar për këtë të fundit.