Në pritje të finales për mbijetesën, Vllaznia dhe Tirana po bëjnë llogaritë me përgatitjet që duhen bërë. Kuqeblutë do të lënë sot Shkodrën për t’u zhvendosur në Ulqin të Malit të Zi ku pritet të qëndrojnë deri të shtunën. Izolim në hotel dhe përgatitje për ndeshjen që do të vendosi se cila nga dy skuadrat do të qëndroj në Superligë.
Bardheblutë në krahun tjetër do të izolohen që sot në hotel në kryeqytet. Stërvitje në stadiumin “Selman Stermasi”, më pas pushim dhe regjim ushqimor nën kujdesin e stafit mjekësor.
Përkujdesja për këtë ndeshje është e madhe duke qenë se vendoset fati i sezonit të ardhshëm.