Sponsori I Vllaznisë në futboll dhe basketboll, Alban Xhaferi ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi për miratimin e lejesh zhvillimore të kompleksit sportiv në kryeqendrën e veriut. (LEXO)
Xhaferi është shprehur se në kompleksin e ri do të jenë 6 fusha tenisi dhe 3 basketbolli, një projekt unik ky që do të ndihmojë sportin në Shkodër.
Mesazhi I Xhaferit:
E vleresoj maksimalisht angazhimin e përbashkët të Kryetares se Bashkisë Shkodër dhe të Kryeministrit Shqiptare për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv ku perfshihen 3 fusha te mbyllura për lojrat me dorë si dhe 6 fusha tenisit.
Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë e iniciuar mes miqesh dhe dashamires te sportit qe duhet mbeshtet ne cdo hap dhe nga të gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore dhe më gjerë për ti dhënë mundësinë tifozeve te zjarrte Shkodran , qytetareve dhe veçanarisht të rinjve për tu marre me sportet e lojrave me dore ne pergjithesi.
Me ndihme te Zotit uroj dhe shpresoj qe kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojrave me dorë për ti sjell një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve. Dua ti falenderoj te gjithe miqte ,partneret e biznesit ,dashamiresve qe u bene pjese e ketij projekti dhe vecanarisht agjencine Shkodra Graiglist me pronar Armando Lohjen qe na bashkoi ne kete sipermarrje.