Thoma Strakosha është mes 10 talenteve më të mirë të Serisë A për këtë sezon. Sipas një sondazhi të publikuar në faqen online të “Gazzetta dello Sport”, portieri shqiptar që luan me Lacion renditet në vendin e 7-të, ndërsa në krye është sulmuesi i Sasuolos, Berardi.
Ky klasifikim është ndërtuar mbi bazën e paraqitjeve të lojtarëve, aktivizimeve, progresit të lojtarëve dhe notat me të cilat janë vlerësuar pas ndeshjeve që kanë luajtur.
Strakosha debutoi dy javë më parë si titullar me Lacion kundër Milanit, ku edhe pse skuadra e tij humbi 2-0, portieri i Kombëtares kuqezi bëri një paraqitje fantastike.