Tashmë nuk ka më dyshime, Donjet Shkodra është lojtari më i ri i Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Mesfushori I njohur në të kaluarën ka luajtur me Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin, ndërsa sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipeve si Shaktar Karangrady, Zhetysu dhe Atyrau.
Gjatë merkatos së verës, Shkodra ngeli pa skuadër, ndërsa sot ka firmosur zyrtarisht me Gjilanin dhe njoftimi është bërë nga vetë klubi kosovar në faqen zyrtare.
“Ju prezantojmë me ‘bomberin’ tonë të ri”, shkruan Gjilani në videon e postuar për Donjet Shkodrën.