Vjen momenti i Armando Brojës, shqiptari lë pas dëmtimin dhe e nis titullar me Chelsea
Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja e nis titullar me Chelsean. Ky është lajmi i mbrëmjes teksa londinezët do të përballen me Fulham sonte në orën 21:00. SUlmuesi shqiptar do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës duke lënë këshut përfundimisht pas dëmtimin e rëndë që pësoi 8 muaj më parë.
22-vjeçari do të ketë mundësinë e artë të tregojë vlerat e tij, por mbi të gjitha duhet të bëjë kujdes për të mos pësuar një tjetër dëmtim. Shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet për talentin shqiptar. Broja pritet të jetë gjithashtu pjesë e listës së Kombëtares në ndeshjen me Çekinë në 'Air Albania', më 12 tetor.