Milan mundi Interin dhe fitoi derbin e femrave në Milano me rezultatin 3-1, ndeshje e luajtur këtë pasdite në “San Siro”. Golat për ekipin e Milanit u shënuan nga Conc 35′ 57′ dhe Rinaldi 87′. Për Interin shënoi Marinelli në 54′ duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në krye të tabelës, të cilën e ndajnë sëbashku me vajzat e ekipit të Juventus.