Granit Xhaka u kthye në çështje tek Arsenal, pas përplasjes mes tij dhe tifozëve të topçinjve të Londrës. Gjatë zëvendësimit të Xhakës në sfidën e fundit ndaj Crystal Palace (2-2), fansat filluan ta fërshëllenin, ndërsa mesfushori i ofendoi duke thënë: “fuck off”.
Bëhet e ditur se, Granit Xhaka nuk do të udhëtoj me skuadrën në Anfield për ndeshjen me Liverpool, ku pa u sqaruar situata mund të mungoj dhe të shtunën në Premier League ndaj Ëolves.
Ndërkohë në konferencën para sfidës me Liverpool në Carabao Cup ditën e nesërme me Liverpool, trajneri Emery foli për situatën me kapitenin e skuadrës.
“Ai tani është i shkatërruar dhe i mërzitur. Ne kemi folur dje, të dielën në mbrëmje dhe këtë mëngjes. Xhaka u stërvit normalisht me grupin, por ai është i shkatërruar. Shumë i mërzitur mbi situatën.
Kur ne bëjmë gabime individuale, duhet të kërkojmë falje. Ne ja kemi sugjeruar që ai ta bëj këtë”, tha Emery.
Do të jetë më kapiten?
“Si fillim ne duhet ta rifitojmë atë, ne duam që ai të afrohet përsëri me fansat tanë. Nuk dua të flas për çështjen e kapitenit, pasi kryesorja është ta fitojmë atë. Do ti marrim gjërat një nga një, për të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Emery.