Një nga problemet që e kanë shoqrëuar futbollin është përdorimi i dopingut. Në këto kushte, UEFA shpeshherë ndërmerr kontrolle të papritura në skuadra të ndryshme ndaj të cilave ekziston një dyshim sado i vogël. Disa mjekë kanë mbërritur sot në seancën e zakonshme të stërvitjes së klubit të Barcelonës, gjë që ishte e befasishme.
Futbollistët që kanë zhvilluar testet janë: Griezzman, Rakitiç, Puig, Ansu Fati, Vidal, Busquets. Koha do të tregojë të vërtetën, e për këtë na duhet të presim e të shohim. UEFA njihet si një nga organizatat kryesore botërore në luftën kundër dopingut, teksa ka praktikat më të mira të zbulimit dhe parandalimit të saj.