Po shkon drejt fundit marrëveshje mes Barcelonës dhe Juventusit për dy lojtarët. Arthur do të kalojë në Torino, ndërsa Pjanic në “Camp Nou”. Palët kanë gjetur akordin, ndërsa mesfushori Brazilian ka dhënë më në fund miratimin e tij për këtë transferim.
Mediat spanjolle shprehen se Arthur do të zbarkojë gjatë fundjavës për të firmosur kontratën e re me bardhezinjtë dhe kjo marrëveshje duhet të mbyllet para ditës së martë që është edhe dita e fundit që dy klubet të rregjistrojnë lojtarët për të rregulluar buxhetin e këtij sezoni.
Për Pjanic, Barcelona ka gati një kontratë 4 vjeçare me një prej 7.5 milionë euro në sezon dhe klubi katalanas do të të përfitojë gjithashtu edhe 10 milionë euro nga ky transferim.