Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk është kandidat edhe këtë vit për të fituar “Topin e Artë”. Hollandezi ka folur lidhur me këtë trofe personal, duke e cilësuar si momentin e duhur në karrierën e tij për këtë çmim. Për “Goal” ai është shprehur tepër optimist në lidhje me këtë sezon, me të kuqtë nga “Anfield” që e shohin veten në krye të Premier Ligës angleze, të shkëputur ndjeshëm nga City.
Lojtari i “Tulipanëve” mundi të fitojë Ligën e Kampionëve me ekipin e drejtuar nga Kloop dhe shihet si pretendenti kryesor për fitimin e çmimit më të madh individual. Ronaldo dhe Messi pritet të jenë rivalët e tij më të mëdhenj në këtë sfidë, por mbrojtësi duket se është hedhur “në sulm” për të fituar “Topin e Artë”.