Besa humbet një tjetër ndeshje miqësore. Skuadra kavajase ka luajtur një tjetër ndeshje miqësore këtë herë përballë një skuadre nga kampionati kosovar Gjilani. Ekipi vijon të mos bind duke humbur disa miqësore radhazi duke treguar që skuadra nuk është ende gati. Besa është mundur në 2 miqësoret e kaluara nga Ballkani, Trepça ’89, ndërsa ka barazuar me Flamurtarin e Kosovës.
Gjilani arriti të kalonte në avantazh që në minutën e 3-të takimit me anë të Shpend Asanit. Kategoria e Parë starton javën tjetër dhe kavajsit do ta nisin në trasnfertë ndaj Elbasanit.