Paris Saint Germain e ka nisur me fitore sezonin e ri. Kampionët e Francës kanë arritur të mposhtin me rezultatin 1-0 Bastian. Kjo ishte ndeshja e parë kampionatit, dhe në këtë mënyrë PSG-ja ka siguruar tre pikëshin e parë për këtë sezon të ri.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi i djathtë, Lavyin Kurzawa, në minutën e 74. Në këtë sfidë debutoi edhe ish sulmuesi i Real Madridit, Jese Rodrigues, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë të takimit.