Apolonia arriti të merrte një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Lushnjes në transfertë. Një 3 pikësh që e ngjit zyrtarisht në Superligë skuadrën fierake dhe nga sezonin tjetër do të jetë mes më të mirëve.
Gjata dhe Mihana ishin autorët e golave për Apoloninën, ndërsa Pepa shënoi golin e vetëm për Lushnjen.
Festa në fund të ndeshjes ishte legjitime për skuadrën e drejtuar nga Artan Mërgjyshi që kanë festuar në sytë e skuadrës rivale për Superligë. Më poshtë mund të shikoni edhe festën e lojtarëve fierakë në fund të fitores së sotme.