Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është në formën e tij më të mirë. Ai sëbashku me ekipin mbajnë kreun e renditjes në klasifikimin e Superligës.
Pak momente më parë, Gjoka, ka shpërndarë një video interesante në faqen e tij në “Fcebook”. Ai ka postuar një video ku shihen disa skema apo taktika të fushës së lojës.
Mbase tekniku i kuksianëve bazohet te këto skema dhe ndaj skuadra e tij ka pasur sukses në kampionat ose ndoshta Gjoka i ndjek për pasion këto video. Kjo gjë nuk dihet ende, por Gjoka padyshim që është i mirë në atë që ai ka bërë deri tani me ekipin e Kukësit.