Xherdan Shaqiri ka shënuar dy supergola, në ndeshjen e sotme mes Liverpool-it dhe Manchester United, që mbahet dhe si derbi i Anglisë.
Sulmuesi me origjinë shqiptare është futur në fushën e lojës, në minutën e 70-të. Vetëm 3 minuta i mjaftuan atij, për të shënuar golin e epërsisë, për ekipin e tij. Me anë të një predhe brenda zonës, ai ka gjetur rrjetën. Në minutën e 80-të ai ka gjuatjur dhe ka shënuar sërish duke vulosur fitoren për ekipin e tij. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 3-1.