Arsenal ka humbur sot në shtëpi kundër skuadrës së Manchester United. Edhe pse kjo ishte një ndeshje tepër e tensionuar ku pati 5 kartona të verdhë dhe 1 të kuq për Manchester, por përpos kësaj, United fiti takimin me shifrat 1-3.
Edhe pse skuadra eWenger u mposht, e dominoi totalisht këtë ndeshje. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 15-të të Premier League,
Dy golat e parë për United u shënuan në minutat 4′ dhe 11′ nga Valencia dhe Lingard. Arsenali reagoi duke e ulur epersinë në 1-2 përmes Lacazette në minutën e 49′.
Por, United u kundërpërgjigj shpejt, përseri përmes Lingard, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 67′.
Paul Pogba u përjashtua me të kuq nga ndeshja në minutën e 74′ pas një ndërhyrjeje të ashpër në Hector Bellerinin.
Me këtë fitore Manchester United mban vendin e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, pesë më pak se Manchester City që është i pari me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Arsenali mbetet i pesti me 28 pikë.