Giacomo Vrioni ka shënuar sërish për Tirol në Bundesligën e Austrisë. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares po fiton 3-1 në shtëpi me Hartberg për raundin e 31 në kampionat, me shqiptarin që ka shënuar golin e tretë në minutën e 70, duke vulosur tri pikët për të tijtë.
Vrioni gjen golin numër 16 këtë sezon në elitën e Austrisë, duke dërguar “sms” për Juventus që e ka në pronësi lojtarin. E majtë “vrasëse” nga 23 vjeçari, që pas kontrollit të topit lëshon një predhë në drejtim të portës duke bërë që devijimi i portierit mos e ndalë rrugën e golit. Veç golit edhe 2 asistime sot për shqiptarin.