Vllaznia 3 – 1 Besëlidhja (Kruja 15′, Marku 18′, Lika 78′ / Djordjevic 33′)
Është mbyllur Vllaznia 3-1 Besëlidhja, me shkodranët që kanë fituar të drejtën për të luajtur edhe sezonin që vjen në Kategorinë Superiore. Finalja e play-off ka folur totalisht për shkodranët, që kanë thyer mallkimin e dritave në “Loro Boriçi”.
Dy supergola të Krujës dhe Markut në 3 minuta kanë qetësuar trajnerin Dedja, ndërsa goli I Djordjevic ka mbajtur në ankth lojtarët në fushë. Do të vinte minuta e 78, atëherë kur Gilman Lika do shënonte golin e qetësisë, duke I dhënë Vllaznisë biletën e Superligës edhe për seoznin që vjen. Kështu, Vllaznia e mbyll me fitore këtë sezon, ndërsa nis puna me ndërtimin e ekipit të ri duke kujtuar se shkodranët tanimë kanë një sponsor të ri.
Play – off / Kategoria Superiore – 19:00
Stadiumi: Loro Boriçi, Shkodër
Arbitër: Laver Alla, Devis Korreshi, Ilir Tartari, Blerim Ziri
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenco, Junior Trajner: Hysen Dedja
Besëlidhja: Vukasinovic, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Cokic, Bushi, Përgjoni, Hoxha, Djordjevic Trajner: Elvis Plori
Komenti minutë pas minute:
90+3′ Mbyllet 3-1 ndeshja në “Loro Boriçi”
90′ Tre minuta shtesë
90′ Faull për miqtë, topi përfundon jashtë
84′ Del nga loja Junior, hyn Hygor te Vllaznia
78′ GOOL Gilman Lika shënon golin e tretë dhe të qetësisë te Vllaznia
70′ Besëlidhja nuk ka ç’humbet dhe hidhet në sulm, Vllaznia mbron mirë
59′ Vllaznia bën ndërrimin e parë, Sidorenco i bën vend Zogajt
52′ Gilman Lika bën gjithçka mirë, ndalet në momentin e krosimit
46′ Nis pjesa e dytë, të dy trajnerët besojnë te zgjedhjet e para
45+1′ Mbyllet 2-1 pjesa e parë
45′ Një minutë shtesë
43′ Karton i verdhë për Hepaj, lojtari shkakton faull jashtë zone në dëm të Junior
33′ GOOL! Djordjevic ngushton diferencat, Besëlidhja shënon golin e parë
29′ Hepaj godet nga jashtë zone, pret portieri i Vllaznisë
25′ Besëlidhja tenton të hapë ndeshjen me Ded Bushin, bllokohet nga vendasit
18′ GOOL! Herald Marku realizon nga 30 metra një kryevepër. Vllaznia realizon golin e dytë
15′ GOOL! Kruja kalon Vllazninë në avantazh
14′ Goditje këndi për miqtë, largon Efremov
12′ Ded Bushi ndëshkohet me karton të verdhë te Besëlidhja
10′ Gilman Lika deçiziv, goditja me të djathtën e lojtarit të Vllaznisë përfundon jashtë
9′ Lika ngacmon Besëlidhjen nga krahët, nuk përfitojnë shkodranët
4′ Loja zhvillohet në mesfushë, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën
1′ Nis në Shkodër ndeshja, me topin e parë shkelmuar nga miqtë