Michael Ngoo është në diskutim për t’u bashkuar me Vllazninë. Sulmuesi anglez nuk është ambientuar si duhet me futbollin qipriot, aty ku kaloi muajt e fundit. Lojtari nuk e ka fshehur interesimin e shkodranëve, teksa ndodhet në Tivat (Mali i Zi) me pushime.
Fiks në kohën kur Vllaznia luan sot miqësore me Buducnost në Podgoricë, Ngoo gjendet në vendin fqinj. Koicidencë ose jo, Ngoo nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron të jetë pjesë e futbollit tonë. Duket se negociatat janë në rrugë të mbarë, me anglezin që më herët ka kaluar tre vite me Tiranën.