Vedat Muriqi ka shënuar sërish në kampionatin spanjoll, në sfidën që po luhet mes Mallorcas dhe Rayo Vallecanos. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ja doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 13’ të takimit, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Goli u shënua me kokë pas një krosimi perfekt të Costa dhe stadiumi u çmend në festë pas atij momenti.
Sfida u mbyll 1-0 në pjesën e parë për Mallorcan, e cila i ka të domosdoshme pikët në garën për mbijetesë. Skuadra ku aktivizohet Muriqi mban vendin e 17 aktualisht me këtë rezultat, ndërsa me pikë të barabarta, por në vend të 18 ndodhet Cadiz që po barazon 1-1 ndaj Real Madrid.