Vedat Muriqi ka lënë pas dëmtimin e pësuar me Fenerbachen dhe tashmë është rikthyer në formacion në ndeshjen e kupës ndaj Istanbulspor AS.
Sulmuesi i Kosovës duket se dëmtimi nuk I ka hapur shumë probleme pasi që në ndeshjen e parë ka shfaqur formën e tij të mirë. Muriqi arriti të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 71, teksa ka dhënë dhe asist në golin e dytë të shënuar nga Kadioglu.
Ky është goli I 9-të I shënuar me fanelën e Fenerbaches për Vedat Muriqin.