Bundesliga zhvilloi dje disa nga ndeshjet e përcaktuara për javën e 32. Në duelin mes Freiburg dhe Hertha Berlin, VAR u bë protagonist duke anulluar një gol vërtet spektakolar. Mesfushori I kryeqytetasve, Lukabakio realizoi një perlë nga jashtë zonës, që për fat të keq u anullua si pasojë e ndërhyrjes së shokut të tiju të skuadrës gjatë aksionit. Ky ishte goli I parë I takimit.
Futbollisti me origjinë belge festoi në mënyrë të çmendur këtë kryevepër që përfunoi në trekëndëshin e portës, ndërsa I gjithë mundi shkoi dëm pas vendimit të VAR. Sfida përfunoi 2-1 për vendasit e Freiburg, me këta të fundit që I gëzohen pikeve të plota.