Uruguaji i ka dhënë një shuplakë të fortë Ekuadorit, që shpresonte të kalonte të paktën grupet e Kupës së Amerikës. Të besuarit e Oscar Tabarez dominuan gjatë gjtihë 90 minutëshit të zhvilluar në “MIneirao”, duke fituar me shifrat “pokeriale”, 4-0.
Takimi nisi shpejt për Uruguajn, që kaloi në avantazh pas 6 minutash lojë. Ishte Lodeiro ai që tundi rrjetën kundërshtare, përpara se Cavani e Suarez të shënonin për 3-0 para mbylljes së pjesës së parë. Fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar, por një autogol i Mina Meza vulosi rezultatin në 4-0.
Vlen fakti që Eduadori e mbylli takimin me 10 futbollistë, pas largimit me karton të kuq të Quinteros në minutën e 24 të takimit. Xhiro e parë e grupit C mbyllet me takimin Kili-Japoni, me këto të fundit që janë kundërshtarët e radhës për djemtë e Tabarez që kryesojnë grupin me 3 pikë..
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.