Në faqen zyrtare të UEFA-s gjatë këtyre ditëve i është dhënë tepër përparësi tifozëve kuqezi në kampionatin Europian. Një video e jashtëzakonshme është postuar së fundmi me historinë e Danielit, një tifozi shqiptar që rrëfen debutimin e Shqipërisë së tij, emocionet, përgatitjet, ftesën për babain e tij nga Shqipëria në Francë për të ndjekur takimet historike dhe përjetimin e ndeshjes së parë me Zvicrën. Një video-rrëfim për të mos u humbur. Shqiptarët e kanë fituar tanimë Europianin e tyre.