Një sezon më parë u rrëzuan nga Kategoria e Parë në të Dytën se dhunuan në fushë arbitrin, teksa në Peqin rikthehet sërish dhuna. Dueli I zhvilluar dje mes Shkumbinit dhe Luzit 2008 u mbyll në barazim pa gola, ndërsa miqtë kanë pretenduar se gjatë gjithë ndeshjes mbi ta vërshonin gurë dhe ofenime.
Edhe pse në kushtet e Pandemisë, drejtuesit e Luzit akuzojnë se drejtuesit peqinas lejuan afro 1 mijë tifozë në stadium, gjë që solli edhe parregullsitë. Ka qenë Shefi I Klubit të Luzit 2008, Gëzim Bushi që ka denoncuar rastin, duke theksuar se ndeshja duhej ndërprerë nga delegatët e FSHF-së.
“Jemi të indinjuar nga pritja që na bënë në Peqin. Si fillim u sulmuam me gurë gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si sende të tjera që vinin nga tribuna. Ofendimet për lojtarët dhe stafin tonë nuk ndaleshin, ndërkohë që drejtuesit e Shkumbinit lejuan afro 1000 tifozë në stadium”, tha mes të tjerash Bushi për shtypin e shkruar.