Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, mbrëmjen e të shtunës pësoi një aksident duke rënë nga kati I gjashtë I pallatit, duke shënuar kështu një ngjarje tronditëse. 24 vjeçari pas rënies pësoi disa dëmtime në pjesët e trupit dhe për pasoj u shtrua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Babai i portierit ka folur për Top Channel duke sqaruar sesi ka ndodhur ngjarja:
“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh për Top Channel Ramazan Teqja, babai i Aldos