Cristiano Ronaldo është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me skuadrën e Juventus pas pushimit të bërë në sfidën me Atalantën në fundjavë.
Gjatë javëve të fundit Ronaldo është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediet italiane për një përplasje midis tij dhe trajnerit Sarrit, pas zëvendësimit që ky i bëri në sfidën me Milanin dhe mos grumbullimin me Atalantën.
Pas të gjitha zërave të përhapur, Ronaldo është rikthyer në stërvitje në prag të sfidës në Champions League ndaj Atletico Madrid. Por jo vetëm kaq, portugezi ka zhvilluar një bisedë të gjatë me teknikun italian. Gjë e cila u kap nga mediat e ndodhura në ambientet stërvitore.