Lukas Kardozo do të jetë lojtari më i ri i Dritës. Sulmues brazilian është huazuar nga Partizani te skuadra Kosovare. Kardozo nuk ishte në planet e trajneri Lerda dhe kjo gjë u pa qartë në ndeshjet e fundit apo edhe në stërvitjet e klubit.
Në këtë mënyrë drejtuesit e kuq për të mos humbur shërbimet e lojtarit e dërguan në huazim për të pasur më shumë minuta në dispozicion. Pak minuta më parë në faqen zyrtare, Drita ka prezantuar lojtarin brazilian me anë të një video. Ajo që bie në sy gjatë video është një moment ku Kardozo kërkon të bëjë një xhonglim me topin, por topi i ikën nga këmbët.