Pas fitores ndaj ekipit të Trepçës, ekipi i Basketbollit të Tiranës po feston më së miri këtë arritje.
Kjo është parë në një video, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet qartë gëzimi pas fitores, ku i gjithë stafi feston në autobus gjatë kthimit.
Nga videoja e publikuar shihet qartë që të gjithë po kalojnë momente gëzimi, pas fitores së merituar ndaj Trepçës, ku ekipi i Tiranës fitoi me rezultatin 74-68, në Palestrën “Minatori”
Kjo sfidë është e vlefshme për Ligën Ballkanike, ku fitorja ndaj Trepçës, i dha Tiranës mundësi të ecë më tej.