Pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë, festa në skuadër ka qënë tepër e madhe. Rezultati 4-2 ndaj Kukësit, rivalit kryesorë për titull në Kategorinë Superiore e bën Partizanin që të ketë siguri në vetvete në prag të ndeshjes së javës së parë në kampionat, pikërisht ndaj verilindorëve.
Ndërkohë, festa e titullit është shoqëruar me fishekzjarre dhe pije, pasi trajneri i të kuqve, Franco Lerda i ka marrë lojtarët duke i qerasur për shkak se sot, italiani feston ditëlindjen e tij të 52-të. Pamjet nga kjo festë i pa publikuar sulmuesi Solomon, i cili ishte mjaft i rëndësishëm në ndërtimin e sulmeve të Partizanit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.