Sapo ka përfunduar ndeshja mes Tottenham dhe Leipzig, me gjermanët që triumfojnë 0-1. Goli është realizuar nga Werner me penallti, në minutën e 58-të. Më pas, kishte tentativa për të barazuar shifrat por vetëm kaq. Komplikohet situata për ekipin e Mourinhos, ku do i duhet të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit.
Distanca mes kësaj skuadre dhe asaj që shkoi deri në finale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, është e madhe. Vihet re një Tottenham i lodhur, ndoshta për shkak të faktit se po luajnë një herë në dy ditë. Rikthimi i Kane dhe Son është shumë i nevojshëm.
FORMACIONET ZYRTARE
TOTTENHAM – Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Winks, Gedson, Lo Celso, Dele, Bergëijn, Lucas.
LEIPZIG – Gulacsi; Mukiele, Halstenberg, Klostermann, Angelino; Sabitzer, Laimer, Ampadu, Nkunku; Schick, Ëerner.