Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Atletikos Bilbao, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”.
Katalanasit kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer, aq sa Luis Enrique vendosi ta zëvendësonte Messin që në minutën e 65-të për ta pasur të gatshëm për sfidën e ardhshme. Edhe në këtë ndeshje “Pleshti” ishte i pandalshëm, ku arriti të shënonte me anë të një ekzekutimi përfekt. Dy golat e tjerë për Barçën u shënuan nga Alcace dhe Aleiks Vidal.
Pas kësaj sfide Barcelona është ngjitur në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Real Madrid. Ndërkohë kujtojmë që madrilenët kanë dy ndeshje më pak dhe sipas gjasave as këtë fundjavë nuk do të luajnë për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
https://www.youtube.com/watch?v=Enf1KnYFx-4