Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 kundër Kombëtares U-21. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë një paraqitje shumë të mirë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0, ku duhet theksuar një paraqitje mjaft e mirë e portierit të Teutës, Elhan Kastratit, i cili ishte në kuadratin e kuqezinjve.
Ndërsa pjesa e dytë do të fliste për skuadrën e Skënderbeut. Në minutën e 48-të në lojë hyn mesfushori rumun, i cili futi fantazi në mesfushën e korçarëve. Pikërisht një minutë më vonë ai shënon golin e avantazhit duke treguar cilësitë e tij. Në minutën e 59-të ai do të ishte sërish protagonist duke dhënë një asis për Plakun, ky ku i fundit nuk e ka të vështirë ta çojë topin në rrjetë. Ekipi i Shpresave mundohet të reagojë dhe në minutën e 69-të Mustafa ngushton diferencën. Megjithatë skuadra e Skënderbeut ishte në ditën e saj dhe në të 82-tën Gavazaj shënon golin e tretë duke vulosur rezultatin.